Lajme Shqip Friday, 06 May 2011 13:36

Prishtinë – Yjet e estradës shqiptare më 16 maj do të bashkohen në edicionin e nëntë të “Videofestit Muzikor”.

Siç citon “Telegrafi” tashmë është bërë grumbullimi i videoklipeve për “Videofest” të cilat do të klasifikohen për të hyrë në garë, dhe interesimi ka qenë shumë i madh.

Sikur vitin e kaluar nominimet do të bëhen në 16 kategori por me disa ndryshime. Këtë vit do të shpërblehet videoklipi më i shikuar në Youtube dhe ai më të pëlqyer në Facebook.

Programi artistik i “Videofestit muzikor” këtë vit do t’i dedikohet dashurisë, ndërsa organizatorë të ceremonisë janë përzgjedhur këngëtarja Yllka Kuqi e shoqëruar nga vokalisti i grupit “Kthjellu”, Mentor Haziri.

Ky eveniment organizohet nga instituti për kulturë dhe sport “INKUS” në bashkëpunim me Kohavisionin.

Vitin e kaluar çmimin kryesor të “Videofestit Muzikor” e fitoi Dafina Zeqiri me këngën “Amazing Girl”.