Lajme Shqip Tuesday, 05 April 2011 21:41

Prishtinë – Pas përgatitjeve mujore, që nga nesër, për pesë ditë radhazi pritet të zhvillohet spektakli tradicional “Kosova Fashion Week”.

Java e modës “Kosova Fashion Week” ka për qëllim prezantimin e vlerave të kreatorëve shqiptarë. Për pesë netë me radhë do jenë disenjatorët më të mirë shqiptarë si dhe shtëpitë më të mëdha të modës në vend që do t’i prezantojnë kreacionet e tyre.

Gjithashtu në këtë eveniment, që është edhe karakteristikë e këtij edicioni, publiku do të mund të blejë kreacionet e disenjatorëve në sallën ku do të mbahet ky spektakël.

Ky eveniment i organizuar nga Agjencia e modës “Gecjan Fashion Group” dhe “RTV 21” do të nisë nga e mërkura me fillim në ora 19. 30 në Sheshin 21 dhe do të zgjasë deri të dielën.