Lajme Shqip Thursday, 05 May 2011 15:08

Prishtinë – Me rastin e 30-vjetorit të manifestimeve të “Pranverës 1981”, është promovuar libri “Musa Hoti” i autorit Reshat Sahitaj.

Zenel Buzuku, duke folur për librin, ka lexuar disa fragmente.

Vajza e dëshmorit, Manushaqe Hoti, tha se patriotizmi dhe dashuria për Shqipërinë Natyrale, janë trashëgimia që la dëshmori.

Në këtë libër monografik, përshkruhet akti i Musa Hotit, i cili me 4 gusht 1981, në qendër të Brukselit në vetëmbrojtje kishte vrarë trupin diplomatik të ambasadës jugosllave.

Shtypi i Beogradit aktin dhe Musa Hotin e etiketuan si terrorist dhe prishën marrëdhëniet diplomatike me Belgjikën, por ai nga Gjyqi i Këshillit Europian u lirua si i pafajshëm.