Lajme Shqip Saturday, 05 January 2013 18:10

Prishtinë – Nëse qeleshja e bardhë ishte shenja që identifikonte shqiptarët, bartja e saj nuk ka qenë gjithmone e lehtë.

Në kohë të ndryshme ka mundur të rezultojë me heqje koke. Publicisti e politikani tashmë i ndjerë Arbën Xhaferi shkruante se plisi ishte bërë mjet për identifikimin e shqiptarëve prej pushtuesve përgjatë historisë.

“Gjatë luftërave ballkanike kur Shkupi ishte pushtuar nga bullgarët fqinj, pushtuesit si objekt dënimi zgjodhën qeleshen e bardhë shqiptare”, shkruante Xhaferi.(K.N/LajmeShqip.com)