Lajme Shqip Friday, 23 November 2012 14:35

TIRANE- Perurohet ne kryeqytet shtatorja e Hasan Prishtines. Ne nje ceremoni te vecante, ne prani te Presidentes se Kosoves, Atifete Jahjaga, kryeministrit te vendit, Berisha, kryeparlamentares, Topalli, kreut te bashkise, Basha e te tjere perfaqesues te larte eshte bere perurimi i monumentit.

Shtatorja eshte vendosur ne ambientin para Muzeut Historik Kombetar,  ne vleresim te kontributit te madh te tij ne pavaresine e shtetit shqiptar.

Kreu i qeverise, Sali Berisha dhe presidentja e Kosoves, Jahjaga kane vleresuar gjate fjales se tyre kontributin e madh te patriotit ne pavaresine e Shqiperise dhe per idealin e Shqiperise entike.

Sipas Berishes, ai eshte arkitekti i Shqiperise etnike. “Arkitekti i Shqipërisë etnike, i pavarësisë së Shqipërisë, burri i madh që dha jetën për bashkimin e trojeve shqiptare, për etnicitetin e shqiptarëve. U shndërrua në flakë mbajtësin e idealit të bashkimit kombëtar të Lidhjes së Prizrenit”- tha Berisha.

Nderkohe Jahjaga e cilesoi ndre pjesemarrjen e saj ne kete ceremoni. “Sot në 100 vjetorin kam nderin të përuroj shtatoren e atdhetarit, ideologut dhe organizatorit të kryengritjeve për liri dhe pavarësinë e vendit, këtij burrështatasi, ministri e kryeministri, që e donte përparimin e popullit që e dha pasurinë për shkollën shqipe, që jetoi në veprimtari për ta bërë vendin shtet dhe popull të lirë të Evropës.  Ne po i nderojmë veprimtarët që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e vendit”- tha Jahjaga ne ceremonine e perurimit. (LajmeShqip.com)