Lajme Shqip Wednesday, 26 August 2015 19:33

Ka përfunduar xhirimet filmi më i ri i regjisorit iranian, Majid Majidi, i cili flet për fëmijërinë e Profetit Muhamed.

Sipas regjisorit, Majid Majidi përmes këtij filmi do të tentohet të përmirësohet imazhi i Islamit në botën Perëndimore dhe është projekti më i shtrenjtë filmik i Iranit deri më sot.

Filmi i cili zgjatë 171 minuta , pak më pak se tre orë, ka kushtuar plot 40 milionë dollarë dhe xhirimi i tij ka zgjatë afër shtatë vjet, transmeton kultplus.

Në një intervistë për AFP, regjisori 56 vjeçar u shpreh se ekstremistët dhe xhihadistët poashtu edhe grupet e Shtetit Islamik “e kanë vjedhur emrin e Islamit”, ndërkohë që në botën Perëndimore “ka një interpretim jokorrekt të Islamit i cili na e shfaq një imazh të dhunshëm të tij, dhe botëkuptimi i tillë, ne besojmë, nuk ka lidhje me këtë religjion”, tha ai.

Kujtojmë se regjisori është autor i filmit të nominuar për çmimin Oscar, “Children of Heaven”.