Lajme Shqip Friday, 01 July 2011 09:47

Pejë – Për gjashtë ditë me radhë në qytetin e Pejës u mbajt festivali i filmit të metrazhit të shkurtër “Shqip Film Fest”. Gjatë këtyre ditëve janë shfaqur 36 filma nga Kosova, Shqipëria dhe shumë vende të tjera të botës.

Në ceremoninë përmbyllëse që u mbajt në kino-teatrin “Jusuf Gërvalla”, juria profesionale shpalli filmin, regjisorin, aktorin dhe aktoren, skenaristin më të mirë, si dhe çmimin e festivalit “Faruk Begolli”.

Aktori më i mirë u shpall Shacher Netz, nga Izraeli, ndërsa aktorja më e mirë u shpall Margarita Xhepa nga Shqipëria.

Çmimin për regjisorin më të mirë e mori Bartosh Kruhlik nga Polonia, ndërsa çmimi “Faruk Begolli” i shkoi Korab Lecit nga Kosova për filmin “Gjini”. Ndërkohë çmimi “Grand Price” me vendimin e jurisë iu nda aktorit polak Bartosh Kruhlik.