Lajme Shqip Thursday, 12 May 2011 17:39

Strasburg – Parlamenti Evropian, me rezolutën e sotme të miratuar me shumicë të madhe të votave, kërkon që Sarajeva të shpallet kryeqytet Evropian i kulturës në vitin 2014, njoftoii korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

“Sarajeva, si qytet i cili ka vend të veçantë në historinë dhe kulturën evropiane, duhet të shpallet kryeqyteti evropian i kulturës në vitin 2014”, thuhet në rezolutën e eurodeputetëve drejtuar Këshillit Evropian, Komisionit evropian dhe Bordit të Rajoneve, sipas iniciativës së eurodeputetes gjermane Doris Pak.

Eurodeputetët konsiderojnë se Sarajeva arriti që ta ruajë karakterin e saj multikulturor gjatë të kaluarës dhe vazhdon që ta përforcojë edhe sot. “Sarajeva dëshiron që t’ia kthejë shpinën të kaluarës dhe gëzohet në ardhmërinë e vet në Evropë”, tha Doris Pak, pasi u miratua propozimi i saj.