Lajme Shqip Thursday, 13 August 2015 14:14

Ajo nuk rresht asnjëherë së eksperimentuari me pamjen e saj. Këngëtarja Rihanna u fotografua të mërkurën në New York me një veshje sportive, mjaft moderne.

27 vjeçarja mbante veshur një palë tuta rozë me të grisura dhe një bluzë të bardhë në pjesën e sipërme, ku për shkak të mungesës së reçipetave dukeshin lirisht gjinjtë e saj.

Riri është kthyer në New York, pas pushimeve të kaluara në vendlindjen e saj Barbados, ku u fotografua në një jaht me pilotin e Formula 1, Lewis Hamilton, me të cilin mediat ndërkombëtare shkruajnë se ka nisur një histori dashurie.