Lajme Shqip Monday, 10 August 2015 19:25

Shefi i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prizren Norman Spitzegger do të bëj hapjen e ekspozitës në ora 18:00 në restorantin “Marashi” në Prizren

Misioni i OSBE-së do të hap sot në Prizren një ekspozitë me fotografi që paraqesin vende të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë.

Fotografitë sipas një njoftimi nga OSBE janë bërë nga 13 studentë të komuniteteve të ndryshme të Kosovës, të cilët kanë vizituar një numër të vendeve të trashëgimisë kulturore dhe fetare si pjesë e një projekti të Misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Projekti ka pasur për qëllim të shtojë tolerancën dhe mirëkuptimin në mes komuniteteve, veçanërisht në mesin e të rinjve, dhe të nxjerr në pah rëndësinë e mbrojtjes dhe promovimit të trashëgimisë kulturore dhe fetare në Kosovë”, ka bërë me dije OSBE në një adresim mediave.

Shefi i Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prizren Norman Spitzegger do të bëj hapjen e ekspozitës në ora 18:00 në restorantin “Marashi” në Prizren.