Lajme Shqip Wednesday, 03 October 2012 10:39

Nju-Jork – Shqipëria është vendi me njerëzit më jetëgjatë në Ballkanin Perëndimor sipas një studimi të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Jetëgjatësia në vendin tonë sipas OKB-së është mesatarisht 76,4 vjet (73,4 për meshkujt dhe 79,7 për femrat). Vendi me njerëzit më jetëshkurtër është Serbia, e cila ka një mesatare prej 74 vjet (41,7 për meshkujt dhe 76,3 për femrat).

Sa i takon vendeve të tjera, Kroacia ka një mesatare prej 75,7 vjet ndërsa Bosnje Hercegovina 74,9 vjet. Pas tyre vjen Mali i Zi me 74,5 vjet dhe Maqedonia me 74,2 vjet. Sa i takon Evropës juglindore, njerëzit më jetë gjatë janë grekët. Ata kanë një jetëgjatësi mesatare 79,5 vjet dhe ndiqen nga sllovenet me 77,9 vjet, hungarezët me 73,3 vjet, bullgarët me 73, rumunët me 72,5 dhe turqit me 71,8 vjet.

Një studim i tillë vjen pak ditë pas “Ditës Botërore të të Moshuarve” dhe një raporti i Fondit për Popullsinë në OKB (UNFPA) parashikon se në vitin 2050 bota do të ketë dy miliardë të moshuar dhe 80% e popullsisë së vjetër në botë do të jetojë në vendet e zhvilluara.

UNFPA verën se pavarësisht kontributit të tyre social-ekonomik, të moshuarit vazhdojnë të jenë të diskriminuar, abuzuar dhe të dhunuar dhe i bën thirrje qeverisë dhe shoqërive civile që të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund kësaj praktike shkatërruese dhe të investojnë tek të moshuarit.

Në vitin 2000 për herë të parë në histori kishte më shumë persona mbi 60 vjeç se sa fëmijë nën 5 vjeç. Ndërsa në vitin 2050 popullsi e 60-vjeçarëve do të jetë më e madhe se ajo e nën 15-vjeçarëve. Në 10 vite parashikohet që numri i personave të moshuar të kalojë 1 miliard.

Ndërsa sipas një analize të “Global Age Wath”, Shqipëria është në vendin e 46 nga 195 vende që janë marrë në konsideratë, sa i takon jetëgjatësisë. Pritshmëria e një të sapolinduri në Shqipëri është që të jetojë 77 vjet. Sa i takon popullsisë mbi 60, thuhet se ka 13.7% ndërsa në vitin 2050 parashikohet 33.8%.

Sipas këtij hulumtimi, jetëgjatësia mesatare në Shqipëri është 76,4 vjet, kurse në Serbi është 74 vjet. Gratë në Shqipëri jetojnë më gjatë se meshkujt dhe po kështu është thuajse në të gjitha vendet e rajonit. Hulumtimi i radhit kroatët pas shqiptarëve, me 75,7 vjet, vijojnë boshnjakët, malazezët dhe qytetarët e Maqedonisë me jetëgjatësi mesatare prej 74,2 vjet.(LajmeShqip.com)