Lajme Shqip Thursday, 07 July 2011 11:51

Ohër – Me koncertin e ansamblit folklorik “Tanec” dhe ansamblit me renome “Filip Kutev” nga Sofja e Bullgarisë, mbrëmë në Ohër, filloi Festivali ballkanik i 50-të i këngëve dhe valleve popullore.

Festivalin e shpalli të hapur Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nën patronazhin e të cilit mbahet manifestimi më i vjetër dhe më i rëndësishëm në rajon.

Në Festivalin ballkanik jubilar, i cili mbahet në organizim të Qendrës për kulturë, “Grigor Përliçev” nga Ohri dhe Ministria e Kulturës, do të shfaqen ansamble dhe grupe folklorike nga Maqedonia, Bullgaria, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Rumania, Kroacia, Sllovakia dhe nga Turqia.