Lajme Shqip Tuesday, 09 October 2012 16:01

Tiranë – Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë kinemaja shqiptare do të shfaqet jo vetëm për publikun e Bukureshtit, por edhe për atë në Milano të Italisë.

Që prej ditës së sotme dhe deri në 11 tetor Qendra Kulturore Shqiptare, në Itali, në bashkëpunim me Komunën e Milanos, sjell në Pallatin Morando të Milanos një përmbledhje të disa filmave shqiptarë.

Nën titullin “Një vështrim mbi Shqipërinë” kinemaja shqiptare do të prezantohet me disa prej prodhimeve të viteve të fundit, por edhe filma nga repertori i vjetër i kinemasë shqiptare si “Vdekja e Kalit” e Saimir Kumbaros, “Parrullat” e Gjergj Xhuvanit, “Përrallë nga e kaluara” dhe “Gjoleka, djali i Abazit” i Dhimitër Anagnostit.

Të gjithë filmat do të jenë në gjuhën shqipe me titra në italisht. Si hapës do të jetë edhe një dokumentar “Mali i Niçes-Në udhëtim me Gianni Vattimo”, i regjisorit të ri Erion Kadilli. (LajmeShqip.com)