Lajme Shqip Wednesday, 07 September 2011 08:44

Tiranë – Një nga prodhimet më të mira të gjinisë së aksionit “Captain America: The First Avenger”, ka mbërritur edhe në Shqipëri për t’u projektuar në ekranin e madhë të kinema “Millennium”.

Që prej ditës së djeshme, filloi projeksioni në 3D, që do të sjellë skena spektakolare dhe përleshje superheronjsh, një ndërthurrje e aksionit me aventurën. Por, filmi nuk është si gjithë aksionet e tjera që kemi parë, skenaristët ia ofrojnë publikut, heroin të dobët dhe me ëndrrën e madhe për të hyrë në ushtri.

Me regji të Joe Johnston, në “Captain America: The First Avenger”, do të interpetojnë Chris Evans që luan superheroin, Tommy Lee Jones që interpreton kolonelin Chester Phillips, ndërsa roli negativ i është besuar aktorit Hugo Weaving.

Steve Rogers del vullnetar për të marrë pjesë në një program eksperimental që e shndërron atë në një SuperUshtar të njohur me emrin Captain America. Si i tillë, Rogers bashkon forcat me Bucky Barnes dhe Peggy Carter për të luftuar kundër nazistëve të mbledhur në organizatën Hydra.

Për më shumë se 2 orë, dashamirësit e aksionit në Shqipëri do të kenë mundësi të shikojnë efekte të cilat farë realizimit mjaft të mirë e bëjnë të vështirë dallimin mes objekteve të vërteta dhe atyre të krijuara në kompiuter. “Captain America: The First Avenger”, do të vazhdojë të shfaqet për disa javë në Kinema “Millennium”, në të gjitha oraret.