Lajme Shqip Thursday, 27 September 2012 10:12

Zurich – Piktura për të cilën besohet se ishte versioni i parë i “Mona Lisas’s” së Leonardo da Vincit, do të ekspozohet të enjten (sot)në Gjenevë, njofton agjencia AFP.

Organizata Mona Lisa Foundation, me seli në Zurich, ka njoftuar se do të prezantojë “portretin mbresëlënës të Lisa Del Giacondo”, bashkë me rezultatet e hulumtimit 35-vjeçar, të cilat dëshmojnë se piktura e mjeshtrit italian ishte krijuar rreth 10 vjet para portretit të famshëm të ekspozuar në Muzeun Louvre, në Paris.

Në kumtesën e saj, organizata thekson se do të “prezantojë dëshmitë historike, komparative dhe shkencore, që tregojnë se gjithmonë kanë ekzistuar dy portrete të Mona Lisas’s së da Vincit – e hershmja dhe mëpastajmja”.

Paralelisht, do të prezantohet edhe libri “Mona Lisa: Vizoni i Hershëm i Leonardo’s”, bashkë me të dhënat që vërtetojnë se ishte Leonardo da Vinci ai që e ka pikturuar këtë vepër, theksoi në burim i paemëruar, i cili nuk dha emrin e autorit të librit.(LajmeShqip.com)