Lajme Shqip Monday, 17 August 2015 13:25

Banesa e shkrimtarit Ismail Kadare është listuar si një nga objektet më të vizitueshme gjatë këtij sezoni turistik edhe pse është në restaurim. Rikonstrusksioni i saj nisi në 2009, por u bllokua në 2011 për shkak të pronësisë së banesës ngjitur me të, ajo që në romanin e Kadaresë njihet si shtëpia e Kako Pinos.

Pas një kalvari të gjatë problemesh në lidhje me restaurimin e shtëpisë së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare punimet e rinisura po ecin me ritme të përshpejtuara.

Arkitekti që po punon për resturimin e këtij objekti, Agron Doraci, ka pohur se brenda muajit nëntor pritet të përfundojnë punimet.

Aktualisht ka përfunduar pjesa e fasadës së jashtme dhe po punohet me ornamentikën e brendshme.

Ndërkohë po shtrohet kalldrëmi në nënkalimin ku mbështet një pjesë e banesës në pjesën jugore ku lidhen dy lagjet me besimet e ndryshme që Kadare i ka përshkruan në veprën e tij.

Gjithçka sipas zbatuesit të këtij projekti z.Doraci po bëhet në përputhje me elementët karakteristik të qytetit, pasi në këtë godinë pas djegjes së saj nuk kishte ngelur asnjë element.

Përfundimi i kësaj godine në 80-vjetorin e lindjes së shkrimtarit sipas arkitektit Doraci, do të jetë një dhuratë shumë e bukur për të.

Në lidhje me fuksionin e kësaj godine pas përfundimit të punimeve është meNduar që ajo të kthehet në një bibliotekë, po sipas Agron Doracit dhe një grupi intelektualësh gjirokastritë, ajo duhet të mbetet vetëm në funsksion të evidentimit të veprës së Kadaresë dhe arkitekturës së banesave gjirokastrite.

Sipas tij është vepra e Kadaresë që e ka bërë mjaft të njohur qytetin e gurtë, madje kur vijnë vizitorët kërkojnë me detaje atë çka ka përshkruar në librat e tij Kadare.

Banesa e shkrimtarit Ismail Kadare është listuar si një nga objektet më të vizitueshme gjatë këtij sezoni turistik edhe pse është në restaurim.

Rikonstrusksioni i saj nisi në 2009, por u bllokua në 2011 për shkak të pronësisë së banesës ngjitur me të, ajo që në romanin e Kadaresë njihet si shtëpia e Kako Pinos.