Lajme Shqip Saturday, 15 August 2015 09:35

Në Vuthaj, para disa ditësh, filloi vendosja e kulmit ne Shtëpinë e Kulturës.

Kulmi i Shtëpisë se Kulturës ishte rrezuar nga bora para 5 viteve dhe ishte neglizhuar për vite te tera nga institucionet e komunës se Plavës. Një gjendje e tille e Shtëpisë se Kulturës e cila ishte shndërruar ne një gërmadhë i jepte një pamje te shëmtuar edhe fshatit.

Siç njoftoi sekretarja e Sekretariatit për Rregullimin Hapësinor dhe Pronësi ne komunën e Gucisë znj. Havaja Prelvukaj ky është një fillim i mbarë për te dëshmuar se ne si komune po prekim ne jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë edhe pse buxheti i komunës është i limituar.