Lajme Shqip Friday, 04 November 2011 13:45

Shkup – Në Panairin e Shkupit prej sot e deri të dielën do të mbahet manifestimi “Panairi i gruas”.

Ekspozita e vetme që i kushtohet grave në Maqedoni, i jep respekt çdo aspekti të jetës së gruas, nga ai personal dhe familjar, e deri në punë, aktivitetin fizik, shëndetin, bukurinë dhe zbavitjen, modën, shtëpinë, financat dhe sipërmarrësinë. Panairi i gruas është platformë interaktive në të cilën do të prezantohen ekspozita informuese, ligjërata, diskutime dhe demonstrime, përmes të cilave vizitorët do të fitojnë ide të reja, mënyra dhe zgjidhje për përmirësimin e jetës së tyre.

Në Panairin e sivjetshëm të gruas është vënë në dispozicion edhe këndi i lodrave për fëmijë, ku nënat do të mund t’i lënë fëmijët e tyre nën përkujdesjen e një punonjëse humanitare gjatë angazhimeve të tyre në këtë panair. Në këtë panair do të prezantohet edhe projekti “Creative Support”, tek i cili do të gjenden disenjatorët më të mirë të modës së Maqedonisë me krijimet dhe mbështetjen e tyre në segmentin “Shtëpi dhe dekor”, që përfshin edukim të risive qasëse në tregun e zbukurimeve të shtëpisë, pjesëve dedikuar fustaneve të nusërisë, etj.

Gjithë të ardhurat e fituara nga shitja e biletave dhe produketeve të projektit “Creative Support” do t’u dedikohen grave të operuara nga kanceri i gjirit për blerjen e jelekëve të posaçëm. Në kuadër të panairit, Kryqi i Kuq do të organizojë aksion për mbledhjen e veshjes për këto gra.