Lajme Shqip Thursday, 24 March 2011 23:22

Shkodër – Prej dy ditësh ka mbërritur në Shkodër, Sindoni i Shenjtë i Krishtit, të cilin e kanë prezantuar drejtuesit e kishës Katolike të Shkodrës duke e ekspozuar në mjediset eKatedrales.
Burime të Kishës bënë të ditur për se kjo është është kopje e Sindonit-çarçaf, me të cilin është mbështjellë Krishti kur ai është vendosur në varr.
Sipas Arqipezhgvit të Shkodrës, Angelo Masafra, origjinali i këtij çarçafi ndodhet në Katedralen e Torinos, por që prej 10 vitesh një kopje e tij shëtit në vende të ndryshme të botës për t’u vizituar nga besimtarët.
“Sindoni i Shenjtë është shenja e vuajtjeve të Krishtit dhe plagëve të marra gjatë dhunës së ushtruar ndaj tij”, tha gjatë një takimi të organizuar në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” të Arqipeshkvisë Metropolitane të Shkodrës, Dom Gjyzepe Giberti.
Duke folur për përfaqësues të kishës katolike, besimtarë dhe nxënës të shkollave jopublike të Shkodrës, Dom Giberti, pedagog dhe studiues nga Torino, që shoqëron Sindonin në qytetin e Shkodrës, shtoi se “nga ana e studiuesve të shumtë të Kishës Katolike në botë, është bërë e ditur se në këtë çarçaf paraqiten të gjitha shenjat e plagëve të marra të Jezu Krishtit, që nga momenti i uljes së kryqit, deri tek ringjallja e tij.”
Duke folur për Sindonin, i cili do të qëndrojë i ekspozuar deri në fund të javës në Kishën Katedrale të Shkodrës, ai tregon elementët e tij. “Është një çarçaf i gjatë prej 4 metrash dhe 42 centimetër dhe i gjërë 1 metër e 13 centimeter, me material prej pëlhurës së linit”, tha Dom Gilberti.
“Kjo pëlhurë është një nga dëshmitë më të mëdha të njerëzimit që iu bë njeriut dhe unë personalisht dhe studiuesit e historianët e tjerë, jemi të bindur se ajo ka shërbyer për të mbështjellë Krishtin, i cili vdiq në kryq nga vuajtjet dhe plagët e marrë. Këto plagë kanë mbetur në Sindom”, vijoi Dom Giberti. 
Sipas tij, ky Sindon, për historinë e të cilit është përgatitur një film dukumentar në pesë gjuhë të botës, është gjetur rreth viteve 1200-1300, dhe fillimisht dokumentat tregojnë se ai u ruajt në Konstandinopojë, më pas në Argon dhe më vonë në Jeruzalem.
Dom Gilberti që ushtron në Torino aktivitetin kishtar, thotë se atje ka shumë shqiptarë të integruar mirë me komunitetin italian. Ai shprehu kënaqësinë që ndodhet në Shqipëri e sidomos në Shkodër me një histori mijëvjeçare, dhe që po i jepet rasti për të folur për këtë ngjarje shumë historike për njerëzimin.