Lajme Shqip Friday, 05 August 2011 11:39

Berlin – Njerëzit në Kohën e Gurit kanë ndërtuar rrejt të madh nga tunelet nëntokësore nga Skocia deri në Turqi, pohon arkeologu gjerman Hajrih Kuç, në librin e tij të ri.

Kuç theksoi se faktet për ekzistimin e tuneleve janë gjetur në disa lagje të numëruara neolite nëpër Evropë.

Në librin “Secrets Of The Underground Door To An Ancient World”, Kuç ka shkruar se shumë tunele kanë mbetur edhe deri më sot dhe se është më se e vërtetë që ai rrjet të jetë gjigant.

“Në Bavarinë, në Gjermani, kemi gjetur një rrjet prej tuneleve të gjatë 700 metra, ndërsa në Shtaerska, në Austri, rreth 350 metra. Nëpër të gjithë Evropën disa mijë tunele, nga Skocia deri në Mesdhe”, ka shkruar Kuç.

Ai në libër thekson se shumë tunele janë të gjëra mezi 70 centimetra, aq sa është e mjaftueshme që një person të kalojë.

“Nga disa tunele ka vende edhe për t’u ulur, pra edhe dhoma. Nuk janë të gjitha tunelet të lidhura, por së bashku bëjnë një rrjet të madh nëntokësor”, thotë arkeologu, ndërsa transmeton “Dayli Mail”.

Disa ekspertë besojnë se njerëzit i kanë ndërtuar rrjetet nga tuneli për t’u mbrojtur nga grabitqarët, përderisa të tjerët pohojnë se tunelet kanë shërbyer si autostradat e sotme.