Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 16:45

Pesëmbëdhjetë filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtër do të shfaqen në Edicionin e IV-të të Festivalit të Filmit të Kosovës “Hyjnesha në Fron”, i cili do të nisë nesër dhe do të zgjasë deri më 21 Nëntor 2011 në Teatrin “Ardiana Abdullahu” në Ferizaj.

Me prodhimet e tyre kinematografike, për çmimet e festivalit do të konkurrojnë Kosova, Shqipëria, Bosnja, Hercegovina, Turqia, Maqedonia dhe Franca.

Në ceremoninë përmbyllëse të festivalit, do të ndahen çmimet tradicionale “Hyjnesha në Fron”, çmimi “Kinemaja e së ardhmes” dhe çmimi special.