Lajme Shqip Sunday, 17 April 2011 16:51

Durrës – Ofertat turistike të monumenteve kulturore në qytetin e Durrësit duket se do të jenë një ogur i mirë për zhvillimin e turizmit.

Edhe këtë sezon turistik përveç plazhit, Durrësi do të ofrojë për turistët dhe pushuesit edhe turizmin kulturor për shkak të trashëgimisë historike dhe kulturore që ka ky qytet.

Durrësi prej kohësh është kthyer në një zonë shumë tërheqëse për qytetaërt e Kosovës dhe Maqedonisë të cilët prej vitesh tashmë e vizitojnë këtë qytet jo vetëm për detin por edhe si një mundësi për të bërë biznes gjatëe periudhës së verës.