Lajme Shqip Thursday, 17 November 2011 16:45

Harisburg – Studimi i ri nga Universiteti i Pensilvanisë konfirmon se meshkujt bien në dashuri tri herë më shpejt se femrat. Femrat janë më pragmatike kur bëhet fjalë për dashuri, ndërsa fjalën të dua ju duhet më shumë kohë për ta thënë në krahasim me meshkujt.

Meshkujt shpesh pas takimit të parë vendosin nëse ajo është e vërteta, ndërsa femrat bien në dashuri për një kohë më të gjatë, madje ju nevojiten disa muaj. Një e katërta e meshkujve që morën pjesë në këtë studim, thonë se ata besojnë në dashuri me shikim të parë dhe se mund të dallojnë partnerin e jetës së tyre në një moment të vetëm.

Rezultatet e anketës treguan se femrat kanë tendencë të konsultohen me familjen dhe miqtë para se të bien në dashuri. Për të rënë në dashuri mund t’ju marr kohë më e gjatë, një muaj apo më shumë.

Më saktësisht, të njëjtat rezultate erdhën nga studimi i kryer në Britaninë e Madhe, ku konstatohet se femrat bien në dashuri më rrallë se sa meshkujt.

Në fakt, shumica e femrave që morën pjesë në studim u përgjigjen se ato mund të dashurohen vetëm një herë në jetën e tyre.