Lajme Shqip Thursday, 20 August 2015 14:25

Zjarri i madh, i cili shpërtheu sot në muzeun më të madh shkencor në Evropë, the Cite des Science në Paris është vënë nën kontroll pas më shumë se 6 orësh kërcënimi të drejtpërdrejt të zonave përreth.

Në operacionin për shuarjen e zjarrit morrin pjesë më shumë se 120 zjarrfikës.

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende, ndërsa alarmët për zjarr ishin të ndalur për shkak të punimeve në ndërtesë.

Dy zjarrfikës kanë marrë lëndime të lehta. Muzeu ka miliona vizitorë gjatë vitit.