Lajme Shqip Monday, 05 March 2012 20:18

Tiranë – Ministria e Kulturës pritet të ngrejë një grup pune lidhur me ndalimin ose jo të botimit në shqip të “Majn Kamf” të Adolf Hitler.

Sipas Ermir Nika, drejtues i Drejtorisë së Librit në këtë Ministri, kjo është një situatë e paprecedent.

Edhe pse ne ligjin mbi librin thuhet se botime te tilla mund te pengohen ne rast se përbejnë vepër penale, duke te çuar kështu tek neni 265 i Kodit Penal, i cili dënon me gjoba ose burg autoret e shkrimeve me përmbajtje raciale, nacionaliste apo fetare, Ministria nuk e ka te qarte se si duhet te veproje.

Për publicistin Piro Misha, botimi ne shqip i pamfletit politik qe solli Holokaustin duhet pare ne aspektin e te drejtave te autorit dhe ne kaosin qe ekziston ne tregun shqiptar te librit.

Misha thotë se një vit me pare, ne shqip është publikuar Protokolli i Pleqve te Sionit, libri famëkeq Antisemit, por gjithashtu edhe te tjera botime te ngjashme, te cilat madje janë rekomanduar edhe ne shkolla.

Ndërsa, studiuesja e letërsisë Dhurata Shehri, e cila i referohet eksperiencës botërore dhe debatit te gjere publik te “Majn Kamf” te Hitlerit, shprehet se shoqëria shqiptare nuk është ende gati për këtë botim.

Një dite me pare, “Vizion Plus”, publikoi lajmin e botimit te “Majn Kamf” ne shqip nga botuesi Beqir Haluli, i cili u shpreh se vendosi ta sjelle këtë libër pasi shqiptaret duhet te njohin çmendurinë e fashizmit. Lajmi dhe polemikat qe ai pritej te shkaktonte gjeten menjëherë jehone ne shtypin e te hënës.

“Mein Kamf” konsiderohet traktati politik i diktatorit me te egër Adolf Hitler, i shkruar nga ky i fundit ne kohen kur ndodhej ne burg, pas një tentative te dështuar për te rrezuar qeverinë gjermane ne vitin 1924.

Kjo vepër trajton ne thelb superioritetin e racës ariane dhe urrejtjen për popullin hebre, qe ne atë periudhe mbante jo pak poste te rëndësishme ne administratën gjermane.

Ne Gjermani, ribotimi i këtij libri është i ndaluar, pas mendohet se ai mund te nxisë neonazistet, mendim ky qe është rrezuar nga pjesa me e madhe e kritikeve. “Mein Kamf” është renditur nder 10 librat qe tronditen boten nga revista on-line “Listeverse”.