Shkup – Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë sot organizon Ditë të hapur me qytetarët ku mund të informohen për punën e këtij institucioni dhe t’i japin sugjerime dhe rekomandime të tyre.
Në periudhën prej orës 9 deri në 14 të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi të informohen për mënyrën e re të publikimeve elektronike të dokumenteve pavlefshme personale, për shfrytëzimin dhe kërkimin e rregullave në bazë elektronike të të dhënave dhe për digjitalizimin e gazetave zyrtare prej viti 1945 deri më sot.
Qytetarët do të kenë mundësi të takohen me drejtorin e Gazetës Zyrtare Toni Trajanoiv dhe me gjithë udhëheqësinë dhe të bisedojnë për tema lidhur me punën e këtij institucioni.