Lajme Shqip Friday, 23 March 2012 20:23

Përjetimet e tij gjatë luftës në Kosovë, dhe në vizitën që i bëri më vonë pasi fitoi famë si këngëtar, James Blunt i ka shndërruar në një film dokumentar i publikuar këto ditë në Youtube.

Aty James përshkruan përjetimet e tij, shfaq xhirime të paemetuara më parë dhe vizitën që ka bërë në zonat ku ka qëndruar gjatë kohës së luftës si ushtar i forcave britanike.

Dokumentari i realizuar nga Atlantic Records është një lobim i mirë për Kosovën pasi përshkruhen momentet që prej krimeve të Serbisë, momentin e ndërhyrjes së NATO-së në Kosovë, thjetështësinë me të cilën shfaqet këngëtari i njohur, James Blunt.

Në çdo takim nëpër fshatrat kosovare, këngëtari prezantohet si James e as kosovarët nuk e njohin. Pastaj përshkruan koncertin e tij para ushtarëve të KFOR-it përderisa në dokumentarin katër pjesësh, tërë kohën është i shoqëruar me një muzikë tradicionale kosovare.

Në një moment, në rrugët e Prishtinës, James u shpjegon shoqëruesve të tyre, për flamurin kuq e zi, e thotë se është i shqiptarëve të Kosovës. /indeksonline/