Lajme Shqip Sunday, 20 March 2011 14:46

Tiranë – Libra të rinj të autorëve shqiptarë e të huaj janë botuar këtë javë duke iu shtuar stendave të librarive në kryeqytet. Disa prej tyre janë:
“Festa e kthimit” nga Carmine Abate. Romani tregon historinë e një ati dhe të birit ku i pari tregon jetën e tij prej emigranti, mes Francës dhe fshatit dhe i dyti kujton ikjet e tij nga vendlindja dhe zemërimin e vet gjatë mungesave të atit. “Festa e kthimit”, një roman edukues, akt denoncues mbi kushtet e jetesës që i shtyn njerëzit të lënë vendin dhe të kërkojnë fatin në emigracion. Libri është botuar nga shtëpia botuese “Toena” dhe kushton 600 lekë.
“Katerina e madhe dhe Potemkini” një libër nga Simon Sebag Montefiore. Ky është libri i parë historik mbi marrëdhënien mes dy njerëzve më të mëdhenj të Rusisë, sundimtarët më humanë, marrëdhënia e tyre, fuqia e dashurisë që në të vërtetë ishte një aferë dashurie që ia kalon edhe dashurisë mes Antonit dhe Kleopatrës. Ky libër vjen në treg si një botim i “55” dhe kushton 700 lekë.
“Puthje sipas mënyrës së Gustav Klimtit” i Stelvio Mestrovich Wotninsky, një libër me poezi.  Autori kroat është intelektual i shumanshëm, kritik arti, po edhe një njohës e kritik i rëndësishëm muzikor i barokut të vonë, studiues i kompozitorëve si Antonio Salieri, Anton Diabelli, Pietro Alessandro Guglielmi. “Puthje sipas mënyrës së Gustav Klimtit” shtë botuar nga “Dija” dhe kushton 800 lekë.
“Archaeologjical Treasure from Albania” (Thesare arkeologjike nga Shqipëria) i Neritan Cekës. Ky botim në dy vëllime është një udhëtim nëpër gjithë Shqipërinë, duke filluar që nga Shkodra, Butrint e deri në fushën e Korçës dhe që prezanton me anë të fotografive të shkrepura nga arkeologu Ceka dhe një teksti të shkurtët në anglisht vlerat e arkeologjisë shqiptare.
“Lindja e çështjes çame, 1820-1943”, nga studjuesja e re Blerina Sadiku. Monografia pasqyron në mënyrë origjinale historiografinë e Çamërisë, është një kujtesë historike e ndërtuar me notat e një realiteti tragjik që është kalvari i vuajtjeve të popullit çam. Ky libër është botuar nga shtëpia botuese “Naimidhe kushton” dhe kushton 1000 lekë.