Lajme Shqip Friday, 18 November 2011 16:10

Thonjtё na rrёfejnё jo vetёm nёse janё tё mirёmbajtur dhe tё rregulluar, per edhe nёse trupi ynё ka ndonjё shqetёsim. Fillimisht, ёshtё e nevojshme tё dihet se ku thonjtё ndryshojnё formё, pёrmbajtje dhe ngjyrё, atёhere nё trup ka njё problem. Ja disa prej shqetёsimeve mё tё pёrhapura…

-Thonjtё me nuancё tё verdhё: Nёse thoi ёshtё i verdhё, atёherё ngjyruesit qё pёrdorni kanё cilёsi tё dobёt. Thonjtё mund tё bёhen tё tillё edhe nёse ka probleme me frymёmarrjen, me sinuset kronikё apo bronshitin.

-Thonj qё thyhen: Thonjtё thyhen sepse janё tё dobёt. Tё dobёt ato i bёn mungesa e vitaminave A, B6, E ose e kripёrave minerale. Kjo mungesё vitaminash nё pёrgjithёsi vjen nga trajtimet me medikamente dhe dieta drastike. Thonjtё bёhen tё dobёt edhe nёse pёrdorni manikyrё agresive apo mjete pastruese tё forta nё shtёpi.

-Thonj me njolla: Prania e kёtyre njollave tregon gjithashtu mungesё vitaminash. Kjo gjё i karakterizon shumё njerёzit e varfёr, tё  cilёt nuk arrijnё t’i marrin nёpёrmjet ushqimit tё gjitha vitaminat. (LajmeShqip.com)