Lajme Shqip Tuesday, 08 November 2011 08:50

Kukës – Fluksi në rritje i turistëve që frekuentojnë turizmin malor në zonën verilindore, ka rritur edhe rritur edhe kërkesat në shërbimin e hotelerisë turistike në Qarkun e Kukësit, ku ndikim pozitiv ka patur së fundmi edhe  autostrada që ka mundësuar afrimin ndjeshëm të të gjitha  zonave shqiptare  nga jugu në veri. Është kjo arsyeja që vizitorët jo vetëm në hotelet e qyteteve, por edhe në zonat turistike malore, të jenë të pranishëm thuajse çdo ditë.

Aktualisht, në 3 qytetet e qarkut të Kukësit janë në funksion të turistëve e vizitorëve të këtij rajoni 15 hotele, prej të cilave 10 në qytetin e Kukësit, 3 në qytetin e  Bajram Currit dhe 2 në qytetin e Krumës. 

“Fluksi në rritje i vizitorëve ka rritur shërbimin tregtar dhe atë hotelerik në të 3 qytetet e qarkut të Kukësit”,- thotë inspektori rajonal i turizmit, Ilmi Hoxha. Është kjo arsyeja që është rritur interesi i biznesit për shtimin hotelerisë turistike, jo vetëm në qytete, por edhe në zonat rurale, ku  po zgjerohet turizmi malor gjithëvjetor, edhe pse ende është në hapat e para”, thotë ai.

Pavarësisht kësaj, në zonën e Valbonës dhe asaj të Shishtavecit ,ngritja e hotelerisë turistike ka nisur të zgjerohet pas ndërtimit të autostradës dhe vetë pronarët e hoteleve në këto zona pohojnë se gjatë këtij viti është rritur numri i vizitorëve ditorë. Në qytetin e Kukësit janë në funksionim 10 hotele dhe pozitive është se hotele të tilla kanë nisurr të ndërtohen edhe në zona ku mendohet të zhvillohet turizmi malor edhe në Valbonë dhe Shishtavec, thotë Hoxha. Ndërkohë që në zonën e Valbonës,ai thotë se  një zhvillim të dukshëm ka marrë shërbimi hotelerik me destinacion turizmin.

“Aktualisht  në këtë zonë janë në shërbim të turistëve 9 bujtina me rreth 110 shtretër, ndërsa ndërtime të bujtinave të tjera vazhdojnë”,- thekson Hoxha.  Mes tyre dallohen Skënder Selimaj që është  pronar I një bujtine me 36 shtretër, apo Kol gjoni pronar i një bujtine me 24 shtretër.

Pavarësisht tendencës në rritje të numrit të bujtinave, jo rrallë shumë prej turistëve kalojnë netët në banesat e banorëve vendas, apo në verë edhe në çadra.  Ndërsa rritet numri ivizitorëve, i domosdoshm mbetet zgjerimi i shërbimit hotelerik, përmes ndërtimit të hoteleve turistike, apo bujtinave në zonat e thella malore. Të tilla kanë nisur të ndërtohen edhe nga banorë vendas, të larguar prej vitesh në drejtim të kryeqytetit.