Lajme Shqip Monday, 16 April 2012 12:08

Kukës-Hapja e ekspozitës prej 99 fotografive që lidhen me prillin e 99-tës dhe shfaqja e filmit dokumentarë që lidhet me ngjarjen janë disa nga aktivitetet që do të zhvillohen sot në Kukës.

Qindra qytetarë nga Kosova kanë arritur në Kukës të cilët me aktivitete të ndryshme kulturore e artistike do të sjellin në kujtim eksodin e vitit 99 që ndodhi në qytetin e Mitrovicës .

Nënkryetari i këtij manifestimi tashmë tradicional, Mustafë Kryeziu  i tha se fillimisht qytetarët do të takohen me kreun e bashkisë së Kukësit dhe më pas do të vazhdojnë me aktivitetet e planifikuara me program.

Qindra qytetarë mëngjesin e djeshëm duke u nisur Mitrovica kanë kaluar nëpër  Prishtinë në drejtim të  Prekazit më pas në Pejë e Glloxhan për të ndalur në Gjakovë dhe për të përfunduar në Xërxe. Nga Xërxa sot marshuan drejt Kukësit.

Për të kujtuar këtë ngjarje, dy vite më parë në Kukës u përurua Kulla 25 metra e gjatë. Derisa pjesa e dedikuar për muze e këtij kompleksi e ndihmuar financiarisht nga Bashkia e Kukësit  është në përfundim e sipër. (LajmeShqip.com)