Lajme Shqip Monday, 25 April 2011 11:07

Shkup – Fëmijëria, vitet e adoleshencës, kulmi i karrierës muzikore dhe besimi e humanizmi i Toshe Proeskit do të prezantohen në mbi 350 eksponate autentike në Shtëpinë përkujtimore në Gumenje të Krushevës, e cila në mënyrë solemne do të hapet sot në orën 13.

Shtëpia-përkujtimore do të jetë rreth 870 metra katrorë e ndërtuar nga betoni dhe qelqi sipas projektit të arkitektëve Dejan Sekullovskit dhe Dejan Spasenovskit në bashkëpunim me Ilia Bozhinovskin, që e realizoi Ministria e Kulturës dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë.

Në Shtëpinë përkujtimore do të prezantohet edhe studioja në të cilën ka komponuar si dhe dhoma e ndejes së Toshes nga shtëpia familjare në Krushevë. Incizimet dhe koncertet dhe klipet të cilat vazhdimisht do të shfaqen në LCD ekrane.

Në hapjen solemne janë ftuar një numër i madh i mysafirëve dhe priten shumë adhurues të Toshes nga Maqedonia dhe nga Ballkani.