Prishtinë – Manifestimet “Ditët e Shqipes” kushtuar Betejës së Lavdishme të Kosharës dhe brigadës 138, u përmbyllën sot me akademinë përkujtimore për heroin e Kosovës Sali Çekaj. Zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi tha se heroizmi i Salih Çekajt dhe luftëtarëve tjerë të lirisë në luftën e Kosharës happen një kaptinë të re.
Ndërkaq, bashkëveprimtari i heroit Salih Çekaj, akademik Sabri Hamiti tha se Salih Çekaj ka thyer murin e Berlinit në mes shqiptarëve.
“Sot kujtojmë Salih Çekajn heroin e Kosovës në 13 vjetorin e rënies së tij tashmë si monument trashëgimi e atdhesie të historisë nacionale shqiptare në këtë kujtesë dhe histori ne e ripohojmë identitetin politik, nacional dhe kulturor të Kosovës”.
Rifat Jashari solli kujtime me Salih Çekajn gjatë kohës sa ishin në Gjermani. Ai i kishte qëndruar afër, ditën kur kishte rënë familja Jashari dhe komandati legjendar Adem Jashari.
Në nderim të figurës së Salih Çekaj, ministria e drejtësisë ka themeluar tashmë Çmimin për drejtësi në Republikën e Kosovës, që mban emrin e heroit Salih Cekaj. (LajmeShqip.com)