Lajme Shqip Monday, 02 May 2011 06:21

Prishtinë – Panairi Ndërkombëtar i Librit Prishtina 2011 do mbahet javën e ardhshme, nga 3-9 maj, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në kryeqytetin e Kosovës.

Unioni i Botuesve të Kosovës bëri të ditur dje se ka marrë konfirmimin për pjesëmarrjen e botuesve nga Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Turqia, Gjermania, Zvicra, si dhe Anglia.

Organizatorët kanë planifikuar vendosjen e stendës së nderit me përfaqësues të komunës së Bujanovcit nga Lugina e Preshevës, ku gjatë gjithë panairit do të mblidhen libra për biblotekën e kësaj komune.

Menjëherë pas luftës në Kosovë më 1999 është organizuar panairi i parë i librit në Prishtinë, i cili ishte ndër aktivitetet e para kulturore bashkë me një koncert të mbajtur në Prizren nga artistë nga Kosova e Shqipëria.