Lajme Shqip Wednesday, 12 September 2012 15:33

Prishtinë – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj dhe  Ambasadori i Gjermanisë, Ernst Reichel nënshkruan të mërkurën, në Prishtinë, një marrëveshje për bashkëpunim kulturor mes dy shteteve.

“Kjo marrëveshje qeveritare zëvendëson marrëveshjen mbi bashkëpunimin kulturor mes Gjermanisë dhe Jugosllavisë të vitit 1969”, bëhet e ditur nga ambasada gjermane në Prishtinë.

Gjithshtu, ambasada njofton se objekt i kësaj marrëveshjeje është nxitja e bashkëpunimit mes dy shteteve përsa i përket shkëmbimit kulturor, nxitjes së mësimit të gjuhës, bashkëpunimit arsimor, shkëmbimit akademik, filmit dhe medias, rinisë, sportit, arkeologjisë dhe ruajtjes së monumenteve.

Me këtë marrëveshje, shkëmbimi ekzistues kulturor mes Kosovës dhe Gjermanisë vendoset mbi një bazë të re të së drejtës ndërkombëtare.

Përtej kësaj, nënshkrimi i marrëveshjes përbën një hap të rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve kontraktuale gjithpërfshirëse mes dy vendeve. (LajmeShqip.com)