Lajme Shqip Sunday, 17 July 2011 17:45

Prishtinë  – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi i dërgoi sot një telegram ngushëllimi familjes së shkrimtarit të njohur Sulejman Krasniqi, i cili u nda dje nga jeta në moshën 74 vjeçare.

“Me hidhërim të thellë mësova lajmin për vdekjen e atdhetarit, veprimtarit, shkrimtarit të shquar dhe mikut tim, Sulejman Krasniqit. Vdekja e Sulejman Krasniqit është humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për mbarë kombin shqiptar”, thuhet në këtë telegram.
Sipas tij “Sulejman Krasniqin e ka bërë të pavdekshëm veprimtaria e tij jetësore dhe trashëgimia e pasur letrare që u ka lënë brezave”.