Lajme Shqip Thursday, 17 March 2011 21:14

Prishtinë – Pianistja e re kosovare Ardita Statovci është ftuar për të interpretuar si soliste në vend të ikonës së pianizmit botëror, Marta Argeriç-it, nën dirigjimin e njërit nga dirigjentët më të mëdhenj të kohës së sotme, Kaludio Abbado-s, e shoqëruar nga orkestrat Gustav Mahler Chamber Orchestra dhe Mozart Orchestra.

Në fillim të prillit Statovci do të mbajë provat si soliste në koncertin për piano dhe orkestër nga Raveli në Ferrara, Itali. Kjo është një ftese shume e veçantë, një shans i rrallë dhe një ëndërr për pianistet si edhe gjithë muzicientet nga mbare bota!

Përveç kësaj, javën e ardhshme Ardita Statovci, niset në një turne tjetër në Italinë veriore, ku do të performojë si soliste me koncert të Mozartit për piano dhe orkestër në sallat e mëdha të qyteteve Bolzano, Trento dhe Bressanone nën shoqërimin e orkestrës Haydn Orchestra me dirigjentin italian Tito Ceccherini-n.