Lajme Shqip Thursday, 09 February 2012 13:52

Berlin- Të enjtën nis edicioni i 69 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Berlin. Këtë vit është hera e parë që kinematografia kosovare po prezantohet në këtë festival.

Ndonëse jo me ndonjë film në konkurrencë ose jashtë saj, kinematografia kosovare do të prezantohet në berlinale. Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Fatos Berisha dhe drejtori i Bordit të QKK-së, Arben Zharku tashmë kanë mbërritur në Berlin ku edhe janë vendosur në stendën nga ku do të prezantojnë kinematografinë kosovare.

Sipas fotove të cilat këta të dy i kanë prezantuar në rrjetin social “Facebook” shihet se stenda e kinematografisë kosovare.

Këtë vit festivali do të mbledh shumë yje si aktoren Meril Strip që do të nderohet për arritje jetësore teksa regjisorja dhe aktorja Angelina Jolie do të prezantoj filmin  e saj “In the Land of Blood and Honey”.