Lajme Shqip Thursday, 27 August 2015 18:53

Filmi i titulluar “Azemi” me regji të Rrahman Fetahut dhe filmi “Babai” me regji të Visar Morinës , janë dy propozimet e Kosovës, në aplikimin për Oscar, në kategorinë filmi më i mirë i huaj, raporton Koha.net.

Këto propozime pritet të miratohen nga Komiteti selektues i aprovuar nga Akademia Oscars , që përbëhet nga: Arben Bajraktaraj (kryesues), Blerta Zeqiri, Shkumbin Istrefi, Zymber Kelmendi, Sevdije Kastrati, Ilire Vinca, Alban Muja.

Vendimi pritet të merret në fillim të muajit shtator.