Lajme Shqip Thursday, 04 October 2012 08:35

Dubai – Një kompani lokale në Emiratet e Bashkuara Arabe planifikon që të ndërtojë në Dubai një kopje të monumentit të famshëm indian Taj Mahal, citon zyrtarët, agjencia e lajmeve, DPA.

Zyrtarët e Dubait, i kanë thënë DPA-së, se monumenti që do të quhet Taj Arabia dhe do të jetë i ngjashëm me mauzolen masive në Agra, por disa herë më e madhe.

Në kompleks do ketë apartamente dhe qendrat tregtare dhe do të jetë e rrethuar me kopshte të stilit mogul.

Objekti pritet të kryhet në vitin 2014. (LajmeShqip.com)