Lajme Shqip Wednesday, 16 November 2011 13:00

Sipas disa studimeve të bëra, femrat që marrin kontraceptivë oral (pilula) janë mjaft të predispozuara për të qenë të ndikuara ndaj kujtesës. Ato janë në gjendje për të memorizuar aspekte të ndryshme të një incidenti, ndryshe nga ato që nuk konsumojnë pilula të tilla.

Sipas studimeve është vërtetuar se ndryshimi i nivelit hormonal i shkaktuar tek gruaja nga kontraceptivët oral, bën që të ndryshohet edhe mënyra se si ato e kujtojnë informacionin. Këto gra janë të predispozuara për të kujtuar impaktin emocional që mund të shkaktojë një ngjarje, se sa detajet e vetë ngjarjes.

Sipas Larry Cahill, neurobiologjisti që ka marrë pjesë në studimin shkencor, ulja e estrogjenit dhe progresteronit nëpërmjet pilulave për të mos mbetur shtatzënë, ndikon në anën e majtë të trurit e cila është e lidhur me aftësinë e kujtesës së ngjarjeve/veprimeve logjike.

Këto pilula nuk e dëmtojnë memorien, por interferojnë në mënyrën se si ngjarjet kujtohen. Ekspertët e Universitetit të Kalifornisë vëzhguan se si gratë që konsumonin pilula e kujtonin një incident me makinë, ndryshe nga ato që nuk merrnin të tilla. Gratë që merrnin pilula kujtonin nga incidenti pjesët më traumatike të ngjarjes, si psh. një djalë u aksidentua dhe se doktorëve ju desh që të ‘mblidhnin’ gjymtyrët e tij. Ndërsa ato që nuk merrnin pilula kujtuan edhe detaje të tjera, si psh. shpërthimi i një zjarri mbrapa makinës etj..

Hulumtuesja Shawn Nielsen është shprehur: “Është një ndryshim në llojin e informacionit që kujtojnë dhe jo një defiçit.”

Bazuar në këto studime, në gazetën “Neurobiologjia mbi të Mësuarit dhe Memorien” janë botuar studime që sqarojnë përse burrat i memorizojnë ngjarjet në mënyrë të ndryshme nga femrat. (LajmeShqip.com)