Lajme Shqip Wednesday, 19 August 2015 12:23

Komuna e Mitrovicës së Veriut – ajo e Leposaviqit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit do të trajtohen në mënyrë të veçantë nga Ministria e Kulturës, e Rinisë dhe e Sportit. Asnjë komunë tjetër në Kosovë nuk do të gëzojë privilegjet që do të kenë katër komunat e Veriut.

Në bazë të Marrëveshjes së Brukselit midis Prishtinës dhe Beogradit, 20 pjesëtarë të së ashtuquajturës Mbrojtje Civile, që kanë shërbyer ilegalisht në veri, do të rekrutohen si zyrtarë të MKRS-së. Katër komunat e Veriut do të kenë nga një zyrtar për kulturë, një për trashëgimi kulturore, një për sport dhe një tjetër për rini.

Në këto katër zyra, në mënyrë që të plotësohet numri prej 20 punonjësish, do të rekrutohet edhe nga një asistent administrativ. Në asnjë qytet tjetër në Kosovë MKRS-ja nuk ka zyrtarë të tillë. Aktualisht MKRS-ja ka gjashtë qendra rajonale të trashëgimisë kulturore që mbulojnë tërë territorin e Kosovës.

 “Do të jenë katër zyrtarë në një zyrë për secilën Komunë të Veriut, të cilët do t’u raportojnë drejtorëve të departamenteve”, ka thënë Veton Firzi, sekretar i përgjithshëm i Ministrisë së Kulturës