Lajme Shqip Monday, 11 April 2011 13:15

Tiranë – Projekti për restaurimin dhe rehabilitimin e Kishës së është shpallur si një nga restaurimet më të mira në Europë për vitin 2011 nga Organizata “Europa Nostra”.

Kjo organizatë, ombrellë për mbi 250 shoqata jo-qeveritare, 150 shoqatave të asociuara si dhe 1500 individëve në më shumë se 50 vende, i ka dhënë çmim Kishës së Shën Gjergjit mes 12 çmimeve të saj vjetore.

Në faqen zyrtare në internet të “Europa Nostra” për restaurimin e kësaj kishe, shkruhet se ka rezultuar në një rritje të ndjeshme të turizmit kulturor dhe se juria ishte impresionuar shumë nga suksesi i këtij projekti restaurues, i cili gëzon mbështetje edhe nga popullata lokale.

Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve bën me dije se Shqipëria, edhe pse është përfaqësuar si një shtet jo anëtar i Bashkimit Europian, ka fituar një çmim europian, duke e cilësuar një ngjarje në fushën e trashëgimisë kulturore.

Çmimet “European Union Prize for Cultural Heritage/Europa Nostra Aëards” kanë filluar të jepen prej vitit 2002 në bashkëpunim mes Komisionit Europian dhe Europa Nostra dhe konsiderohen si “Oscar”-ët e fushës së Trashëgimisë Kulturore Europiane.