Lajme Shqip Saturday, 21 May 2011 12:23

Kërçovë – Në organizim të Lidhjes së kinemave të Maqedonisë, Teknikës popullore të Maqedonisë dhe degës së Kërçovës së Teknikës popullore, sonte në Kërçovë do të mbahet Festivali i 40-të shtetëror i filmit joprofesional.

Në festival, i cili do të zhvillohet në Shtëpinë lokale të kulturës “Koço Racin”, të drejtë pjesëmarrjeje kanë të gjithë autorët filmik nga Republika e Maqedonisë, anëtarë të klubeve, autorë të pavarur apo grupe.

Zhanret në të cilat autorët i kanë paraqitur veprat e tyre janë: filmi dokumentar, filmi i shkurtër, filmi eksperimental, film i vizatuar i animuar dhe filmi njëminutësh (film i shkurtër i cilitdo zhanër, përveç spotit muzikor apo reklamues, në kohëzgjatje prej 60 sekondave).

Veprat e zgjedhura të festivalit do ta prezantojnë Republikën e Maqedonisë në Festivalin botëror të filmit UNICA 2011.