Lajme Shqip Wednesday, 23 November 2011 17:50

Berat – Kalaja e Beratit, një ndër qendrat muzeale më të vjetra në vend dhe jo pak e vizitueshme nga  turistët, i është nënshtruar së fundmi  zbatimit të një projekti të financuar nga K.E për rikontruksionin e sistemit të ujësjellës-kanalizimeve, rrjetit elektrik dhe atij telefonik.

Kryetari i Bashkisë së Beratit, Fadil Nasufi, thotë për ATSH-në se, pas këtij projekti, jo pak të rëndësishëm, do të vijojë edhe ai për  përmisimin total të infrastrukturës së kalasë së qytetit,  për ta kthyer këtë qëndër në krenarinë e turizmit historik në vend, për t’ i bërë sa më të prekëshme vlerat unikale dhe për ta bërë atë sa më të vizitueshëm nga turistët vendas, apo të huaj.

“Investimi i Komisioni Europian do të bëjë të mundur rehabilitimin e kalasë, sistemimin e rrjetit të ujësjellës- kanalizimeve, telefonisë dhe energjisë. Investimet në zonën turistike të qytetit kështjellë synojnë një kthesë rrënjësore, një praktikë të re të prezantimit të vlerave turistike dhe ndryshe nga deri tani, turistët të mos jenë thjesht shëtitës, por të kenë të gjitha mjediset e nevojshme për relaksimin e tyre në qëndrën historike,”tha Nasufi.