Lajme Shqip Thursday, 02 February 2012 09:30

Stokholm – Këtë vit afati për dorëzimin e kandidatëve për çmimin Nobël të paqes, është shoqëruar me një atmosferë kritikash për këto vonesa.

Komitetit i është bërë vërejtje se nuk po i respekton kriteret, të cilat i ka parashtruar themeluesi i çmimit, shkencëtari suedez Alfred Nobel.

Bordi administrativ i Stokholmit, i cili kujdeset për punën e fondacionit, është duke i hulumtuar pohimet, sipas të cilave Fondacioni i çmimit Nobël e ka zgjeruar qëllimin e çmimit, kështu që ky më nuk do të pasqyrojë më vetëm dëshirën e Alfred Nobel.

Sekretari i përhershëm i Komitetit të çmimit Nobël, Geir Lunderstad deklaroi se zgjedhja e deritanishme e jurisë ka qenë në pajtim me qëllimet e Nobelit, i cili ka promovuar “vëllazëri midis popujve”.

Në vitin e kaluar në adresë të Komitetit të çmimit Nobël arritën një numër rekord kandidatësh, gjithsej 241.