Skenderaj– Ka përfunduar Festivali tradicional, “Rapsodia Shqiptare” i cili për të shtatën herë është mbajtur në Skenderaj të Kosovës.
Në festival kanë marr pjesë rapsodë dhe grupe rapsodike nga të gjitha trojet shqiptare nga Shqipëria, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Mali i Zi dhe Kosova.
Juria profesionale e Festivalit, në përbërje Naim Gjoshi (Librazhd i Shqipërisë), Xhevdet Gashi e Ylber Asllanaj, çmimin kryesor të festivalit ”Kulla e Jasharëve”, ia ka dhënë grupit të rapsodëve “Jehona e Malësisë” nga Tetova.
Vendi i dytë iu ka takuar Naim Krasniqit nga Prizreni dhe Flamur Plakiqit nga Drenasi, kurse vendi i tretë Nazmie Demollit nga Dardana dhe Mehdi Dumoshit nga Besiana.
Çmimi i publikut i ka takuar grupit rapsodik “Selman Kadria” të Istogut, kurse rapsodi më autentik u shpall Mustafë Rama nga Deçani, ndërsa veterani më i mirë Gani Thaçi nga Drenasi, kurse debitantët më të mirë u vlerësuan vëllezërit Rubovci nga Drenasi.
Bordit të Festivalit, për kontributin e dhënë në lëmin e folklorit nderoi me çmim grupin “Bijtë e Sefës” nga Mleqani i Malishevës.