Lajme Shqip Monday, 12 December 2011 10:40

Sibudu – Jastëku më i vjetër në botë është krijuar në Afrikë para 77 mijë vitesh dhe ai ishte një jastëk higjenik, i punuar nga gjethet që me aromën e tyre largonin mushkonjat.

Këtë fakt e zbuluan disa arkeologë në një shpellë në Sibudu, në Afrikën e Jugut.

Siç transmeton tabloidi Daily Mail, zbulimin e përshkruar në “Science”, krijimi i këtij jastëku është bërë 50 mijë vjet përpara se njerëzit të fillonin të mendonin për dhomën e tyre të gjumit.

E njëjta shtresë shërbente edhe si tapetë.