Lajme Shqip Tuesday, 15 September 2015 17:50

Sipas një njoftimi zyrtarë të Festivalit të Akuarelit në Shqipëri të udhëhequr nga artisti shqiptar Helidon Haliti, shtatë artistë shqiptarë janë përzgjedhur për këtë festival që do të mbahet brenda këtij viti

U është dhënë edhe një shansë artistëve shqiptarë për të qenë pjesë e Festivalit të Akuarelit në Shqipëri, pasi që, në afatin e parë, edhe përkundër interesimit të madh të artistëve ndërkombëtarë, duke u llogaritur mbi 160 artistë ndërkombëtarë të pranuar, lista e artistëve shqiptarë nuk ishte e kënaqshme.

Sipas një njoftimi zyrtarë të Festivalit të Akuarelit në Shqipëri të udhëhequr nga artisti shqiptar Helidon Haliti, shtatë artistë shqiptarë janë përzgjedhur për këtë festival që do të mbahet brenda këtij viti.

Rakip Shabani, Agim Kavaja, Edi Kojani, Edmond Gjikopulli, Vullnet Alushi, Sotiraq Kuqali e Indir Alushi janë artistët që do të jenë në këtë festival që do të nis më 21 dhe do të zgjasë deri më 25 nëntor të këtij viti.