Lajme Shqip Tuesday, 20 November 2012 15:31

TIRANË.- Pasditen e sotme çelet në Kompleksin Muzeal Vittoriano në Romë, ekspozita arkeologjike “Thesaret dhe pasurite kulturore shqiptare”.


Në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë do të ekspozohet në Itali një pjesë e pasurisë kulturore shqiptare, duke filluar që nga zbulimet që vënë në evidencë trashëgiminë kulturore shqiptare, e cila shpaloset  nëpërmjet  një mozaiku me vlera të rralla të folklorit kombëtar.
“Kjo pasuri kombëtare është pa dyshim jo vetëm një dëshmi e kulturës shqiptare, por edhe e marrëdhënieve  të saj me kulturën e popujve të tjerë, duke filluar që nga antikiteti e nga Mesjeta”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Ministrisë së Kultures italiane.


Ekspozita do të çelet në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme, Edmond Panariti dhe homologut të tij italian, Giulio Terzi di Sant Agata si dhe Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi dhe homologut italian Lorenzo Omaghi.


Ekspozita do të transferohet në Torino më  6 janar 2013, ku do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 22 janar deri  në 7 prill 2013.(LajmeShqip.com)